E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjek shembullin e gruas, në paraburgim var veten

30/05/2009  Ngjarja në qelitë e paraburgimit tek 313-ta, ishte kapur se shtyu gruan në vetëvrasje

Besnik Hasa, vetëm 44 vjeç vendosi t’i jepte fund jetës së tij duke u vetvaruar brenda në qeli e parabrugimit 313-të. Për t’i dhënë fund jetës Hasa ka shfrytëzuar çarçafin. Hasa sipas burimeve nga burgu vari veten paraditen e datës 29 maj 2009 me çarçfa në krevatin e tij. Ndërkohë që burimet theksojnë se për ta shpëtuar nuk kanë arritur dot shokët e tjerë bashkëvutjatës të qelisë. Burime pranë burgut bëjnë të ditur se ai arriti të var veten nga depresioni, por një gjë të till ai nuk e ka shfaqur më parë. Hasa u arrestua nga policia në janar të këtij viti pasi u akuzua se detyroi bashkëshorten e tij të shkonte drejt vetvrasjes. Hasa jetonte në periferi të Tiranës pas ardhje së tij disa kohë më parë nga Kukësi. Hasa u var në krevatin e tij në momentin kur ndodhej i vetëm. U gjet në agoni dhe u dërgua në spital, megjithatë nuk i shpëtoi vdekjes. Elizabeta Hasa është gruaja të cilën ai e shty drejt vetvrasjes edh epse me të ka katër fëmijë. Ata kanë mbetur jetim tashmë. Ngjarja ndodhi më 7 janar të këtij viti. Sipas policisë, bashkëshorti ka deklaruar se nuk ka ndier asgjë në dhomë, ndonëse e shoqja ishte çuar nga krevati në mes të natës. Kishte marrë një shall të leshtë në dollap. E kishte lidhur në një ganxhë mbi dritaren nga brenda dhomës së gjymit. Me shallin kishte formuar një lak dhe me të kishte realizuar vetëvarjen. Besniku pretendon se është zgjuar rreth orës 2:00 pas mesnate duke gdhirë dita e hënë, dhe e ka gjetur të vetëvarur. Ai ka lajmëruar të vëllanë që jeton në banesën pranë dhe policinë për ngjarjen. Katër muaj më pare para se të vetëvritej, Elisabeta kishte denoncuar në Komisariatin numër 5 të Policisë së Tiranës se ndaj saj ushtrohej dhunë në mënyrë sistematike, duke kërkuar mbrojtje të menjëhershme. Por, ndërsa policia kishte nisur procedurat për marrjen në mbrojtje të 27-vjeçares, ajo vetë ka tërhequr denoncimin duke deklaruar se ishte pajtuar me të shoqin. Keqtrajtimet sistematike përveçse e bënë viktimë gruan, hodhën në krahët e fatkeqësisë 4 fëmijët e vegjël 7-13 vjeç, të mbetur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›