Ah, veshkat e mija, duartrokitet nga publiku
Në sallën Black Box të Akademisë së Arteve po shfaqet vepra teatrore "Ah, veshkat e mija" të autorit Babis Cikliropulos me regji nga Birçe Hasko, skenografi e kostumografi të Beqir Nanaj, përkthyer nga Natasha Kseno dhe në interpretimin e: Dorian Ramaliu, Devis Muka, Klodian Hoxha dhe Marsela Lena. Është një komedi dramatike tepër e hidhur dhe sarkastike, e cila sjell në qendër të vëmendjes aspiratat dhe aventurat e dy personazheve ekstrem të ndryshëm, të cilët përpiqen të mbijetojnë me nder.
Miqësia dhe dashuria e tyre arrin deri në sakrificë kur papritur ata ndodhen përpara dilemës nëse do ti japin veshkat e tyre personit enigmatik ndërmjetës, për të fituar para dhe të ndryshojë jeta e tyre. Vepra flet në mënyrë komike për vetminë, për etjen e kontaktit fizik, për shfrytëzimin e njerëzve të pamundur. Është një vepër që himnizon miqësinë dhe humanizmin. Vepra Ah, veshkat e mija ka të bëjë me trafikimin e organeve, me shkëmbimin e organeve njerëzore me qëllim përfundimtar transplantin e tyre tek të sëmurët. Praktika e saj është ilegale pothuajse në të shumtat e shteteve. Ky fenomen është paraqitur, sepse kërkesa e organeve për transplantim nga të sëmurët është më e madhe nga oferta-qoftë nga dhënësit e gjallë apo të vdekur. Mesazhi filozofik: Raporti midis mafies dhe raportit individual. Mënyrat e stërholluara e mafies për ti çuar njerëzit e varfër dhe papunë në klinikë më qëllim për ti shitur veshkat. Vepra vjen si produksion nga Qendra Art & Color, dhe nesër ka dhe shfaqjen fundit para publikut. Ky produksion teatror u realizua me mbështetjen e Teatrit të Metropolit dhe Akademisë së Arteve. Në qendër të veprës janë dy shokë Buli dhe Miçara, që janë dy shokë fëmijërie, beqarë, kanë ekstremisht karaktere të kundërta të cilët bashkëjetojnë prej vitesh, por, brenda në varfëri duke mbledhur vjeturina. Në jetën e tyre ata ndajnë gjithçka: punën, shtëpinë, ëndrrat, bonjakërinë, papunësinë, ankthin. Miçara frekuenton bordellon e lagjesh dhe rri me prostitutat, është më i hapur te ofertat që i bëhen por dhe naiv, ndërsa Buli është i turpshëm, nuk del nga shtëpia dhe pret të njoh dashurinë e vërtetë. Që të dy plotësojnë, mbështesin dhe kujdesen për njëri tjetrin. Ata kanë etje që të ndryshojnë jetën e tyre, të udhëtojnë, të bëjnë pushime në Afrikë në shoqërinë e vajzave të bukura dhe të qëndrojnë në detin me pemë hurmaje! Në jetën e tyre hyn një zotëri misterioz por dhe shumë tërheqës duke bërë samaritin e mirë papritur ai ju bën një ofertë joshëse që i çekuilibron, premton që do ti shpëtojë nga fatkeqësitë dhe do ti sigurojë mjaft para për të realizuar ëndrrat e tyre. Ai iu propozon që do ti blej veshkat e tyre për të bërë transplantin te një sëmuri kundrejt një pagese, kur ndërkohë zoti veshkaxhi kthehet në një kërcënim për jetën dhe shëndetin e tyre. Megjithatë vepra përmban shumë skena interesante dhe komike që i japin plot kolore ngjarjes, një nga ato është skena ku Miçara rruan Bulin dhe e përgatit për tu takuar me Magdalenën për ti kujtuar atij bukuritë e natyrës femërore qoftë nëpërmjet një dashurie të paguar. Magdalena një prostitutë me zemër engjëllore vjen në vepër si një priftëreshë e lashtë, ku funksionon si një katalizator në momentin final ku një det me pemë hurmaje, si Itaka, i pret.