E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngre kokën hiri vullkanik, anulohen disa fluturime në Evropë

Ngre koken reja e hirit vullkanik te Islandes e njohur tashme ne te gjithe Europen. Pasi ka udhetuar diten e djeshme ne Portugali, Barcelone, Madrid dhe Marsilia dhe pasi ka detyruar anullimin e 5 mije fluturimeve ka mberritur tashme ne qiejt e Italise. Pasoja ka qene vendimi i zyrtareve te kontrollit ajror per te mbyllur hapesiren ajrore te Italise se Veriut nga ora 8:00 e mengjesit te sotem deri ne oren 14:00 te mesdites. Masat e marra nuk perfshijne Venezian, Trieste dhe Riminin, fluturimet e te cilave do te qendrojne te hapura.

Eurocontrol ka evidentuar prezencen e hirit vullkanik ne hapesiren ajrore, e cila nuk perputhet me parametrat e sigurise. Sipas ministrit te Trasportit Altero Matteoli areoportet do te mund te hapen gjate pasdites. Ato qe kane shtyre rete e hirit vullkanik drejt Europes– shpjegon qendra e kontrollit Europian- kane qene pikerisht ererat. Te favorizuara nga nje zone anticiklon ne Atlantik dhe nga nje zone me presion te ulet ne gadishullin Iberik, rrymat jane drejtuar nga veriu ne jug, nga Islanda ne Spanje, dhe me pas ne drejtim te Italise.

Situata nuk duket e destinuar te ndryshoje ne ditet ne vijim, qe sjell dhe anullimin e te tjera fluturimeve dhe kaosin e pasagjereve si pasoje e 5 mije fluturimeve te anulluara dhe vonesave te regjistruara nga kufizimet e zones se fluturimit, ne vecanti te fluturimeve transatlantike te riprogramuara per te evituar rete e hirit vullkanik.

Adela Zeza < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›