E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Indonezi, frikë për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë i shkallës Rihter ka goditur Indonezinë duke shkaktuar edhe alarm për cunami.
Zona më e prekur është ajo e Aceh, ndërsa epiqendra u lokalizua 225 km në jug të Banda Aceh në Ishullin Sumatra. Sipas të dhënave, rreziku për një cunami të mundshëm është i vogël por gjithësesi valë të vogla mund të shkaktojnë dëme modeste në zonë.
Zona e goditur sot shtrohet në të ashtuquajturin "rripin e zjarrtë" të Paqësorit që shpesh herë preket nga tërmete dhe vullkanet. Në vitin 2003 tërmeti shkatoi një cunami me pasojë 230 mijë viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›