E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi për stabilitetin në BE. Britania refuzon fondin

Dite vendimtare sot ne Bruksel per percaktimin e mekanizmit te stabilitetit per te blinduar zonen euro kunder rrezikut te jo stabilitetit dhe goditjeve te tregjeve. Propozimi ka nisur diskutimet ne oren 13:00 ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Komisionit Europian qe me pas do ti prezantohet 15 ministave te Financave te Bashkimit Europian te cileve i takon dhe vendimi perfundimtar. "Objektivi eshte te jemi gati para hapjes se tregjeve te se henes. Komisioni duhet te krijoje nje mekanizem te stabilitetit qe mund te siguroje integritetin financiar dhe qendrueshmerine e zones euro dhe per te mbrojtur ate nga sulmet spekulative drejt monedhes"- ka bere te ditur zedhenesi per ceshtjet ekonomike, Amadeu Altafaj.

Nderkohe qe ende nuk jane beret e ditura detajet e paketes se “shpetimit te shteteve". Nderkohe qe presidenti italian Gorgo Napolitano eshte shprehur se “Nje pergjegjesi e madhe i takon lidereve gjate dites se sotme, deri sa te realizohen shpejte politika efikase per te perballuar ne rradhe te pare nje spekulim financiar pa rregulla dhe te shkeputur nga realiteti. Duhet te konkretizohet me ne fund qeveria e pavarur ekonomike ne nivelin europian qe te jape force monedhes se perbashket dhe te rilancoje zhvillimin, punesimin dhe cilesine e punes, duke u bazuar ne nje perforcim te paktit te stabilitetit dhe rritjes, mbi procedura me te efektshme te koordinimit dhe te mbikqyrjes se politikave fiskale dhe mekanizmave me te mire te vleresimit financiar”. Po ashtu presidenti amerikan Barak Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel jane shprehur tejet te shqetesuar per situaten e krijuar ne Europe dhe kerkojne nje stabilizim te menjehershem te Bashkimit Europian.

Adela Zeza < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›