E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa sot shënon ditën e saj 9 Majin

Evropa sot shënon ditën e saj 9 Majin, simbolin evropian, që bashku me euron, flamurin dhe himnin, paraqesin identitetin politikan të Bashkimit Evropian. Në këtë ditë në vitin 1950 ministri i jashtëm francez, Robert Shuman prezantoi propozimin për krijimin e Evropës së organizuar, si opsion për ruajtjen e paqes në kontinentin e ndarë dhe të shkatërruar nga dy luftërat botërore.
Propozimi, i njohur si "Deklarata e Shumanit", konsiderohet për fillim të formimit të asaj që sot e njohim si Bashkim Evropian.
Më 9 Maj 1950, ai krijoi bazat mbi të cilat 6 shtetet themeluese ndërtuan Bashkësinë Evropiane të Thëngjillit dhe çelikut, e cila më vonë u shndërrua në Bashkim, dhe tani vazhdon të paraqesë projektin më unik dhe më të suksesshëm të integrimit rajonal në botë.
Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso po sot do të presë shiritin e fillimit të festimeve në pallatin Berlaymont, selia ekzekutive e BE. Në këtë festim Barroso do të shoqërohet nga kryeministri belg Herman Van Rompuy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›