Basha: Tirana, mundësia më e mirë për të investuar
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë një takimi me Konsujt e Nderit të Shqipërisë në botë, duke e vlerësuar kryeqytetin si mundësinë më të mitrë për të investuar, u kërkoi një rol aktiv në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe vendeve që ata përfaqësojnë.
“Sot kërkojmë që vendet tuaja të shikojnë mundësitë ekonomike për të investuar në Shqipëri",- tha kryebashkiaku. Tregu i punës që Tirana përfaqëson, është i ri, i motivuar dhe i kualifikuar. Së bashku me qeverisjen qendrore, po shikojmë çdo mundësi të shkurtimit të barrierave administrative dhe fiskale. Së shpejti, do të instalojmë One Stop Shop në Tiranë. Në maj të vitit tjetër, do të jetë gati plani i ri urbanistik", tha Basha, duke informuar konsujt për projektet e zhvillimit të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Basha tha se synimi i tij është përmirësimi i infrastrukturës publike, çka do të ulë koston e të bërit biznes, si dhe shtrirja e zhvillimit në të gjithë qytetin.
Konsujt e Nderit të Shqipërisë në botë, duke vlerësuar projektet dhe vizionin e kryetarit Basha, shprehën angazhimin për promovimin e Tiranës në vendet e tyre dhe për të nxitur biznesin të shohë mundësinë e investimit në kryeqytetin shqiptar.
(el.me/BalkanWeb)