E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Flamurit ne Shkoder

Me intonimin e Himnit të Flamurit ekzekutuar nga Banda e Qytetit të Shkodrës dhe me ngritjen e flamurit kombëtar në oborrin para Bashkisë Shkodër kanë nisur programet festive me rastin e 28 nëntorit ditës së pavarësisë në qytetin e Shkodrës.

Më pas Banda e qytetit të Shkodrës ka parakaluar nëpër rrugët e qytetit deri tek sheshi qendror para shtatores së Luigj Gurakuqit të përcjellur nga pushtetarët vendor, deputete e Shkodrës si dhe oficerët e repartit të Vaut të Dejës. Kryebashkiaku i Shkodrës Lorenc Luka ka uruar më rastin e 28 Nëntorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›