E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Bamir Topi per 28 Nentorin ne Vlore

Në qytetin e Vlorës u zhvilluan ceremonitë e festimit të 99 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përfaqësues të forcave politike, të komuniteteve fetare, deputetë, drejtues të institucioneve vendore, të ftuar nga Kosova etj.

Në fillim të ceremonisë u zhvilluan homazhe në varrin e Kryeministrit të Qeverisë së Pavarësisë, Ismail Qemali, Më pas, në Sheshin e Flamurit u zhvillua ceremonia festive.

"Të gjithë duhet ta dinë dhe të jenë të ndërgjegjshëm se, Pavarësia e Shqipërisë në ato rrethana historike, u realizua nëpërmjet luftërave dhe përpjekjeve të mëdha e të gjithanshme, por ajo u realizua sidomos nga idealizmi, nga toleranca, nga dashuria dhe vetëmohimi për këtë truall".

"Rilindësit, luftëtarët, burrat dhe gratë shqiptare që ju bënë krah Ismail Qemalit për të shpallur Shqipërinë të pavarur dhe për ta mbrojtur atë, mbeten shembuj të gjallë të vlerave patriotike, intelektuale, morale dhe politike, sepse ata besuan dhe zbatuan moton Shqipëria është mbi gjithçka", tha ai.

Ceremonitë pasuan me një vizitë në Muzeun e Shpalljes së Pavarësisë në Skelë, që ka qenë edhe selia e Qeverisë së Pavarësisë


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›