Tiranë, policia arreston edhe tre demonstrues të “21 janarit”
Edhe tre persona të akuzuar për ushtrim dhune ndaj policisë gjatë demonstratës së 21 janarit në Tiranë, u arrestuan dje dhe sot në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë kanë thënë se specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise Personit, në vijim të komunikatës dhënë me date 22.01.2011, rreth ores 03.00, bëne ndalimin e shtetasit:
Behar Hasan Muja, vjeç 44, banues në Kukës,
Sipas policisë, ndalimi i ketij shtetasi u be në bazë të urdhërit të prokurorit date 26.01.2011, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka goditur në mënyrë sistematike me sende të forta punonjësit e policisë. Materialet i kaluan Prokurorise per Nenet 236, 237 e 25 të Kodit Penal.
Policia njoftoi se dje rreth ores 22.00, u bë ndalimi i shtetasit, Brahim Taip Elezaj, vjeç 55, banues në Levan, Fier.
Sipas policisë, 55-vjeçari ra në pranga në bazë të urdhërit të prokurorit date. 26.01.2011, ky shtetas me date 21.01.2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka goditur në mënyrë sistematike me sende të forta punonjësit e policisë. Parsshikuar nga Nenet 236, 237 e 25 të Kodit Penalk materialet i kaluan Prokurorise.
Po keshtu, sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.1, bëne ndalimin me inisiative te shtetasit Lefter Petraq Mice, vjeç 35, lindur e banues në Pogradec, pasi nga pamjet filmike dhe provat e marra, me date. 21.01.2011, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” ka goditur ne menyre sistematike me sende te forta, e kryer veprime te dhunshme, ndaj punonjesve te Policise, te cilet ishin me sherbim prane Kryeministrise per mbarvajtjen e protestes si edhe dëmtuar pronen e shtetasve.
28 Janar 2011