E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen palestrat sportive ne 6 shkolla

Gjashte shkolla te kryeqytetit, duke filluar nga dita e djeshme, do te vene ne dispozicion palestrat sportive, ngritja e te cilave eshte inauguruar dje. Kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, ka falenderuar dje perfaqesuesin e “Raiffeisen Bank”, Robert Wright, per bashkepunimin ne rikthimin e tradites se shkollave ne Shqiperi. Projekti ne fjale mundesoi per here te pare, pas shume vitesh, vendosjen ne mjediset e brendshme sportive te disa mjeteve ne shkollat e mesme “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi”, “Partizani”, “Sander Prosi”, “Besnik Sykja” dhe ne shkollen 9-vjecare “Fan S. Noli”. Wright tha dje se ky eshte nje shembull shume i mire i bashkepunimit mes komunitetit dhe bashkise. Projekti ben te mundur vendosjen ne mjediset e brendshme sportive te pajisjeve te palestrave ne 6 shkolla te kryeqytetit. Projekti ka filluar zbatimin ne kuader te permiresimit te kushteve dhe rritjes se nivelit te sherbimit ne shkollat 9-vjecare dhe te mesme ne kryeqytet. Shkollat jane pajisur me mjete te nevojshme per realizimin e programit te edukimit fizik. “Bashkia e Tiranes, duke qene e ndjeshme ndaj te gjitha kerkesave ne rritje te komunitetit, si dhe plotesimin e standardeve, vecanerisht per femijet e te rinjte, nepermjet ketij partneriteti do te percjelle te qytetaret me te rinj deshiren e tyre per edukim nepermjet promovimit dhe stimulimit te procesit social-edukativ e sportiv”, thane burime nga bashkia. Domosdoshmeria per “lindjen” e ketij projekti erdhi per shkak se, per vite me radhe, ora e fizkultures pothuaj ka qene formale ne ditet me mot te keq, per shkak te mungeses se terreneve te brendshme sportive. Ndersa tani ka ardhur momenti qe oret e edukimit sportiv te jene aq efikase sa edhe ne ditet me diell, fale projektit te posacem te Bashkise se Tiranes.

Shkollat qe perfitojne:
“Qemal Stafa”
“Petro Nini Luarasi”
“Partizani”,
“Sander Prosi”
“Besnik Sykja”
“Fan S. Noli”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›