Ngricat probleme ne rruge. Kukes komunat e izoluara
Pas dëborës gricat kanë mbuluar zonat malore të vendit, duke vështirësuar së tepërmi qarkullimin rrugor. Kështu në qarkun e Kukësit ndërprerja e rreshjeve të dëborës është zëvendësuar me ngrica si pasojë e temperaturave nën zero të shoqëruara me erë të fortë. Si pasojë e ngricave policia rrugore ka ushtruar kontrolle të rrepta tek automjetet që kërkojnë të udhëtojnë në rrugët e qarkut të Kukësit sidomos ato të tonazhit të rëndë.
Rruga Kukës-Morinë mbahet në monitorim 24 orë për mos të ndërprerë qarkullimin. Komunat e thella të qarkut janë të izoluara prej 4 ditësh ku në një pjesë të tyre dëbora ka arritur në 1 metër e 20 cm ndërsa shkollat vazhdojnë të qëndrojne të mbyllura.
Edhe në qarkun e Korcës temperatura ka zbritur në -7 gradë celsius duke ngrirë tërësisht dëborën e rënë gjatë dy ditëve të shkuara trashësia e së cilës në qyteti arriti në 10 cm ndërsa në zonat malore mbi 30 cm. Rrugët drej 5 pikave doganore të juglindjes janë të hapura dhe kalohen me zinxhirë. Gjithashtu edhe Qafa e Thanës, Qafa e Qarrit, Qafa e Plloçës dhe Qafa e Bigllës kalohen me zinxhirë në të gjitha rrugët nacionale ka filluar hedhja e skorjes dhe kripës për të parandaluar aksidentet.
Flutura Tota/ Jorgjeta Gjanci