E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni per 21 janarin do te thirren Ina Rama e Bahri Shaqiri

Prokurorja e Pergjithshme  Ina Rama dhe shefi i Sherbimit Informativ  Shteteror Bahri Shaqiri do te merren ne pytetje nga deputetet per trazirat e 21 janarit. Komisioni  parlamentar  qe do te hetoje mbi kete ngjarje zhvilloi sot mbledhjen e tij te pare. Në 3 muaj komisioni, sipas depueteteve do të zbardhë përse nuk u parandalua ai që u quajt grusht shteti.

"Kërkimi dhe marrja e praktikave dokumentare, akteve nënligjore, udhëzimet dhe komunikimet nga policia e shtetit, prokuroria e shtetit, garda e republikës, do të vijohet me zhvillimin e seancave dëgjimore me drejtues të të gjithë këtyre institucioneve. Do të na duhet të pyesim funksionarë dhe nëpunës të këtyre institucioneve për të identifikuar qartazi përmbushjen e detyrës shtetërore, apo jo. Për të filtruar dhe diferencuar faktorët objektivë nxitës, apo pengues nga faktorët subjetkivë apo korruptues. Opozita parlamentare e vendit duhet të tregojë pjesëmarrjen dhe si një shenjë e qartë pengese dhe autokritikë për gjëmën e madhe që u përpoq ti bënte popullit të vet në 21 janar të këtij viti", tha Eduart Halimi, kryetar i komisionit hetimor parlamentar për 21 janarin.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›