Berisha me FNSH Flamuri u perdhos nga protestuesit

Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar aktin e oficerit të policise Amaraldo Yzeiri që në demonstratën e 21janarit, i gjendur nën presionin e turmës, nuk la përtokë flamurin përtokë më të cilin u qëllua nga një protestues. Kryeministri në një dalje publike së bashku më oficerin e policisë dhe drejtorin e policisë së shtetit, më një portret të Ismail Qemalit në sfond e cilësoi Amaraldo Yzeirin simbol të mbrojtjes së rendit kushtetues.
"Flamuri i kombit nuk mund të ishte kurrë, as për Amaraldon, dhe për asnjë shqiptar një leckë që të flakej në rrugë", tha kryeministri Berisha. Amaraldo Yzeiri ishte një nga oficerët e policisë, që në demonstratën e së premtes së shkuar, ishte pjesë e kordonit policorë që u vendos përballë godinës së qeverisë. Demonstrata opozitare kundër qeverisë është cilësuar një grusht shteti i dështuar nga kreu i maxhorancës, i cili gjithashtu ka vlerësuar rolin e punonjësve të policisë dhe të gardës në mbrojtje të institucioneve
Taulanta Boja