E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari Berisha takim me gjeneralet

Kryeministri Berisha deklaron se nuk do te lejoje vazhdimin e pucit  dhe shembjen e institucionave nga brenda. Ne nje takim me gjeneralet e  forcave te armatosura,  shefi i qevrise tha se sulmi i 21 janarit ishte i mireorganizuar deri ne detaje nge persona te inkriminuar qe kishin ne plan te perdornin edhe kamione per te rrezuar dyert e kryeministrise. Perpara elites ushtrake Berisha tha urdherat per demostruesit vinin nga Edi Rama. Ai premtoi se do veprohet ne menyre ligjiore per zbardhjen e ngjarjes pavaresisht provave qe disponon  dhe pergjegjesise direkte  qe ka kreu i opozites.

"Rrethohen në detyrë pesë orë nga grupe kriminelësh, të gjithë të paguar. Me plan shumë të hollësishëm sulmi, dhe komande, ishin planifikuar kamionë për portat, dhe vetura që erdhi ishte për portën. Në një betejë 5, po dhe 15 të vinin portën e kryeministrisë nuk e ngrinin kurrë ata. Kishte tre viktima, 81 anëtarë të gardës së republikës të lënduar, kishte dhe 27 policë. Natyrisht smë shkonte mendja që mund të shpërthente ndaj tyre një dhunë barbare sic e panë të gjithë", tha kryeministri Berisha.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›