E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare/ Eqerem Memushi, trajner i Flamurtarit

Eqerem Memushi, një nga katër trajnerët që drejtuan Flamurtarin sezonin e kaluar, do të jetë krye të bankinës së Flamurtarit për Kampionatin e 69-Kombëtar të Futbollit.
Memushi do të ketë ndihmës të tij, ish-futbollistin e njohur, Ardi Behari, që po sot "vari këpucët në gozhdë", duke deklaruar zyrtarisht dhe dorëheqjen e tij nga futbolli i luajtur. Përgatitës atletik do të jetë sërish Theodhori Rama, ndërsa rolin e trajnerit të portierëve do ta luajë Luan Birce. Vendin e Memushit si drejtor teknik e ka zënë Edmond Licaj.
Të vetmit që nuk do të jenë më pjesë e ekipit janë Vasil Ruci e Roland Iliadhit, që mbanin detyrat e trajnerit dhe zëvednëstrajnerit për një pjesë të mirë të ndeshjeve gjatë sezonit 2006-2007.
Prezantimi zyrtar është bërë nga kryebashkiaku Gjika, njëkohësisht dhe presidenti i klubit. Që nga ky moment KF Flamurtari do të mbështetet vetëm në financat e bashkisë Vlorë dhe jo ato personale të kryebashkiakut Gjika.

Sezoni 2007-2008, klubet dhe trajnerët
1.Tirana, Sulejman Starova
2.Teuta, Hysen Dedja
3.Vllaznia, Mirel Josa
4.Partizani, Hasan Lika
5.Dinamo, Agim Canaj
6.Besa, Silviu Dumitresku
7.Elbasani, Krenar Alimehmeti
8.Shkumbini, Gugash Magani
9.Flamurtari, Eqerem Memushi
10.Kastrioti, Ramadan Ndreu
11.Skënderbeu, -?
12.Besëlidhja, Vasil Bici (?)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›