Gëzim në Madrid, polemika në Barcelonë

- Gëzim në Madrid, polemika në Barcelonë. Nëse gazetat sportive madrilene "Marca" dhe "As" flasin vetëm për triumfin e Realit të Madridit në Ligën spanjolle, të tjera tone përdoren në Barcelonë. "El Mundo Deportivo", gazetë mbështetesë e Barcelonës shkruan se fitorja e "merengues" nuk ishte shpërthyese. "Kësaj herë është e vërtetë: fitoi kampionatin skuadra më pak e keqe". Gazeta nuk lë pa sulmuar dhe Barcelonën, e cila e mbylli sezonin në të cilin koleksionoi "humbje pas humbjesh". "El Mundo Deportivo" jep edhe një vlerësim për trajnerin e Realit të Mardidit, si një teknik i cili është mësuar të eci në majë të tehut. "Stili i tij është stili italian më i vjetër, një lloj "katenaco". Fitoi Ligën më pak i keqi, duke shënuar më pak gola dhe duke pësuar më shumë se ai që e arriti i dyti (Barcelona)".
Emerson: "Titulli im i tretë rresht"
Braziliani Emerson komentoi me tone të nxehta suksesin e tij në kampionatin spanjoll me Realin e Madridit. Në mikrofonat e "Sky" mesfushori i njour pranoi: "Fituam falë shpirtit të madh të skuadrës. Ndryshuam mentalitet në raport me ndeshjet e fazës së parë, ku luajtëm shumë keq. Tani mund të them se Reali i Madridit është një skuadër". Ashtu si për Kanavaron, edhe për Emerson është titulli i tretë rresht kampion. "Jam ende kampion ashtu si vitin e kaluar. Për mua është viti i tretë rresht". Së fundi edhe dy fjalë për të ardhmen. "Përpara ndeshjes nuk fola pasi ishte korrektë për të mos thënë asgjë, por për të ardhmen time nuk di asgjë. Do të shohim".
Gimnastic vs Barcelona
Real Madrid vs Mallorca
Festa e R.Madridit - 10 minuta video