Ngrihen 23 padi ndaj protestuesve
Shkup -Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se janë ngritur padi penale kundër 23 personave për përfshirje në incidentet e së shtunës në Shkup. Ministrja Jankullovska ka theksuar se shumica e të akuzuarve janë nga Shkupi dhe i përkasin të dy grupeve të protestuesve, njëra palë e përbërë nga studentët që ishte kundër ndërtimit të kishës në sheshin e Shkupit dhe pala tjetër që provokoi incidentin është në mbrojtje të ndërtimit të kishës. Jankullovska tha se policia ka qenë e lajmëruar vetëm për protestën e studente.
Ajo tha se grupi tjetër që ka sulmuar studentët nuk ka dërguar kurrfarë njoftimi paraprak se do ta dalë në shesh. “Lidhur me këtë rast është angazhuar edhe sektori i kontrollit të brendshëm pranë policisë, i cili ka konstatuar se stacioni i policisë ‘Qendër’ menjëherë pas lajmërimeve për protestë të premten pasdite, kishte përgatitur një planveprim për reagim", shtoi ministrja Jankullovska.
Ministrja e Brendshme Jankullovska e dënoi dhunën dhe tha se policia e ka kryer punën mirë me ngase është shmangur një incident me përmasa më të mëdha. Incidenti u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa opozita theksoi se sulmuesit dhe provokuesit ishin njerëz të afërt me pushtetin, për shkak se ideja për ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit është e kryeministrit aktual Nikolla Gruevski. ina