E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përgëzon Maqedoninë për zgjedhjet

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar Maqedoninë dhe qytetarët e saj për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale të 22 marsit. "Populli i Maqedonisë meriton të lavdërohet për pjesëmarrjen e lartë në votime me gjithë borën e madhe. Vlerësimi i parë i ODIHR-it është se zgjedhjet plotësonin angazhimet dhe standardet e OSBE-së dhe Këshillit të Evropës për zgjedhjet demokratike. Ato u administruan mirë dhe nuk u shoqëruan me dhunën që errësoi zgjedhjet parlamentare të 2008-s", tha zëdhënësi në detyrë i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Ëood.

Shtetet e Bashkuara po ashtu i kanë bërë thirrje qeverisë dhe autoriteteve të tjera përkatëse në Maqedoni të vazhdojnë përpjekjet këtë javë, në mënyrë që edhe raundi i dytë i zgjedhjeve, të dielën më 5 prill, të mbahet në kushte të sigurta, të lira dhe të ndershme. /VoA/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›