Ngrihet grupi i punes i Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit

Tashmë të gjitha produktet ushqimore që tregtohen në kryeqytet do të jenë nën kontrrollin e rreptë të bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte premtuar, sot është ngritur grupi i punës i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit nga 7 anëtare, të cilët janë drejtues të institucioneve që merren me mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.
“Do të pres, do të përpunoj të gjitha sugjerimet dhe ankesat që vijnë nga banorët e kryeqyteti mbi cilësinë e shërbimeve, cilësinë dhe sigurinë e produkteve që hidhen në tregun e kryeqyetit”-tha Edmond Panariti, nënkryetar i bashkisë së Tiranës.
Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, do të ketë edhe pushtet ekzekutiv, në rast se kontatohen abuzime me mallrat që tregtohen. Në ndihmë të saj do të jenë të gjitha strukturat e pushtetit qëndror që merren me mbrojtjen e konsumatorit.
“Një strukturë operative që do të veprojë brenda kësaj agjencie do të verifikojë në vend ankesat e konsumatorëve, shkallën e cënimit të të drejtave të tyre dhe do të marrë padyshim të gjitha masat përkatëse në mbrojtje të këtyre interesave”-theksoi ai.
Nënkryetari i bashkisë ka deklaruar se në përbërjen e grupit të punës në ditët në vijim do të shtohen edhe përfaqësues të tjerë të njohur nga fusha e shëndetsisë dhe bujqësisë.
Edlira Sulejmani