E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrin Evropa, gjendje kritike në Itali, Greqi e Serbi

Një situatë emergjence është vendosur në jug të Serbisë ku 70 000 fshatarë janë bllokuar nga dëbora. Në Greqi, shumë fshatra afër kufirit me Bullgarinë janë evakuuar pasi lumi Evros doli nga shtrati.

Në Bullgari është shpallur ditë zie pasi shembja e një dige la nëntë të vdekur.

Zyrtarët e BE-së mohojnë që mos furnizimi normal me gaz nga ana e Rusisë të ketë shkaktuar situatë kritike por kompania italiane “Eni” thotë se furnizimi i Italisë ka rënë me 20%.

Gjiganti i gazit rus, “Gazprom” -  i cili siguron rreth 25% të gazit për të gjithë Evropën thotë se e ka të pamundur të mbajë të pandryshuar furnizimin pasi prioritet për të përbëjnë konsumatorët rusë, dhe në Rusi është rritur ndjeshëm kërkesa si pasojë e të ftohtit.

Autoritetet italiane kanë siguruar popullatën se nuk do të ketë problem në furnizim me gaz porse “Eni” ka folur për një “moment të vështirë”.

Ndërkohë, gjendja më e vështirë vijon të mbetet të Ukrainë dhe Poloni, ku temperaturat kanë rënë nën -35 gradë celsius./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-07 21:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›