Ngrin Seria A shtyhen sfidat Bolonja-Fiorentina e Siena-Katania

Pas Parma-Juventus, në Serinë A nuk luhen as dy sfida të tjera. Bëhet fjalë për takimet Siena-Katania dhe Bolonja-Fiorentina. I ftohti që ka pushtuar Italinë, ndikon në mënyrë të drejtë për drejtë edhe në javën e 21-të të kampionatit elitar, duke bërë që të mos luhen edhe dy ndeshje të tjera.
Edhe pse të martën mbizotëronte optimizmi, drejtuesit e klubit të Sienës njoftuan nëpërmjet faqes zyrtare të klubit se takimi me Katanian është shtyrë. “Grupi i Sigurisë në stadiume vendosi që nuk janë kushtet e përshtatshme për të zhvilluar takimin Siena-Katania, të parashikuar të luhej në mbrëmje në ‘Artemio Franki’”, thuhej në deklaratën për shtyp.
Edhe ndeshja Bolonja-Fiorentina u shty për shkak të dëborës, pavarësisht se fusha ishte në gjendje të mirë dhe mund të luhej futboll. Megjithatë, takimi u vendfos të mos luhej, për shkak të situatës jashtë stadiumit “Dal’Ara”: dëbora në qytetin e Bolonjës ka arritur trashësinë 30 centimetra.
Konfirmimi për shtyrjen e këtyre ndeshje ndeshjeve erdhi edhe nga Liga e Serisë A, që theksonte se vendimi është marrë për shkak të kohës së keqe, ndërsa tashmë në Itali janë rikthyer polemikat për faktin se nevojiten stadiume më të sigurt, me ngrohëse dhe teknologji të reja.
Ndërkohë nuk rrezikojnë ndeshjet Atalanta-Xhenoa, Inter-Palermo e Udinese-Leçe, si edhe takimi I së enjtes Novara-Kievo.