Futbolli grek ne greven per shkak te krizes financiare

E ardhmja e skuadrave të kategorisë së dytë dhe të tretë greke është në dyshim, pasi Unioni I Futbollistëve, PSAP, vendosi të pezullonte ndeshjet e futbollit, për shkak të rrogave të prapambetura dhe mungesës së siguracioneve shëndetësore.
Zv.presidenti I Ligës së Futbollit, Stelios Sfakianakis e ka cilësuar krizën, si më të madhen që ka goditur futbollin grek, prej krijimit të ligës profesioniste. Klubet e futbollit që militojnë në Kategorinë e Parë dhe të Dytën nuk kanë para për të paguar sigurimet shëndetësore për lojtarët dhe janë në pritje të fondeve të sponsorizimit nga kompania shtetërore e basteve, OPAP.
Marrëveshja, e cila pritet të realizohej prej majit 2011 është nuk është firmosur. Ndërkohë që, as kontrata e klubeve me televizionin shtetëror, që po kalon një periudhë mjaft të vështirë financiare, nuk është rinovuar dhe skuadrat kanë mbetur pa burime të ardhurash.
Liga greke e futbollit bëri të ditur gjatë javës së kaluar se do të pezullonte ndeshjet, duke nisur nga data 13 shkurt, por sindikata e futbollistëve bëri të ditur se greva do të nisë prej kësaj jave, duke bërë që të mos luhen ndeshjet e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit, të parashikuara në kalendar për t’u zhvilluar të mërkurën.
Kompania OPAP, e cila nuk e komentoi këtë çështje, i ngriu pagesat e sponsorizimit prej fundit të sezonit të kaluar, për shkak të dhunës së vazhdueshme në stadiumet e futbollit. Ky vendim ndikoi në përkeqësimin e financave të klubeve që nuk militojnë në Superligë, kampionati elitar helen.