E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trup i pajetë në Ibër, nuk dihet identiteti

Ende nuk dihet identiteti i personit, trupi i pajetë i të cilit është gjetur buzë lumit Ibër në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë Besim Hoti ka thënë për Indeksonline se rasti po hetohet dhe se ende nuk e dinë identitetin e viktimës. Sipas tij, te kufoma nuk është gjetur asnjë dokument i cili do të shërbente për identifikim.

“Viktima është i gjinisë mashkullore dhe i moshës 40 – 45 vjeçare, për momentin dimë vetëm kaq ” ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se nuk ka pas shenja të dhunës në trupin e viktimës, dhe se shkaqet e vdekjes do të dihen pas ekzaminimit të ekspertëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Trupin e kufomës e kishte vërejtur një qytetar rreth orës 14:40 të dielën buzë lumit Ibër, përkatësisht në ujë, në parkun e qytetit në Mitrovicë.

Viktima është gjetur në ujë, i shtrirë pranë cepit të lumit Ibër, ndërsa në vend të ngjarjes janë përgjigjur edhe hetuesit rajonalë të sektorit për krime të rënda, së bashku me teknikët e kriminalistikës dhe mjekun kujdestar, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›