Ngritet padia kundër Xhon Eduards

Një juri federale në Nju Jork, sot ka dorëzuar një akuzë prej gjashtë pikash kundër senatorit, Xhon Eduards, me dyshimin se ka përdorur 750 mijë dollarë që të fshehë të dashurën e tij gjatë fushatës për zgjedhjen e Presidentit në vitin 2008.
Siç njofton televizioni amerikan, ABC, akuzat që u ngritën pas hetimeve dy vjeçare, përfshijnë konspiracion, kontributin ilegal në fushatë dhe deklarimin jot e drejte. Eduards pritet të deshmoje në gjykatë rreth akuzave, pasdite sipas orës lokale të Nju Jorkut.