E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peres: Besojmë në erën e ndryshimit

“Urojmë që era e ndryshimit që fryn në rajonin tonë të krijojë mundësi të reja për paqe, siguri dhe prosperitet për të gjithë”. Kështu ka deklaruar presidenti izraelit Simon Peres, i cili këto ditë ndodhet në Itali për festën e 150-vjetorit të bashkimit të Italisë.

“Ashtu si dhe Italia, ne ndihemi pjesë e atij komuniteti shtetesh që dëshirojnë lirinë, demokracinë dhe paqen”, është shprehur Peres.

Gjatë qëndrimit të tij në Romë, presidenti izraelit ka zhvilluar një takim edhe me kreun e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, në prani të homologut italian Napolitano.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›