E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petritsch: Serbia nuk është gati ta njohë Kosovën

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, e ka quajtur fitore të drejtësisë së Evropës, arrestimin e Ratko Mlladiçit. I pyetur nëse mundet tani Serbia, pas arrestimit të Mlladiçit të pranohet në BE, edhe pa njohur Kosovën si shtet sovran, Petrich ka thënë se janë dy çështje kryesore, për të cilat Serbia duhet t`i dëshmojë, “pjekuri Evropës”.
 

“Sigurisht që problemi më i vështirë është nga njëra anë Kosova. Duhet parë që nga të dyja palët, të ketë afrim dhe që të përpiqen për të gjetur një kompromis në frymën evropiane”, ka thënë Petritsch në një intervistë për Deutsche Welle.
 

Çështja e dytë, sipas tij, është Bosnja. “Serbia duhet të tregohet vërtetë luajale ndaj shtetit të Bosnjës, si vend fqinj, por jo si shtet, që përzihet në problemet e brendshme të Bosnjës”.
 

Sa i përket Kosovës, Petritsch mendon se do të zgjasë ende, deri sa Serbia ta pranojë plotësisht që Kosova nuk është më pjesë e Serbisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›