44 të vrarë, gjatë protestave të sotme në Siri

Aktivistët për të drejtat e njeriut, thonë se së paku 44 persona janë vrarë sot, kur trupat qeveritare hapën zjarr ndaj një turme prej 50 mijë protestuesish anti-qeveritar.
Aktivistët thonë se numri i viktimave do të rritet. Qyteti Hama, ku kryesisht po zhvillohen protestat anti-qeveritare, në vitin 1982 forcat qeveritare kane vrare rreth 30 mijë persona kur “Vëllazëria Myslimane” realizoi një kryengritje kundër presidentit të Sirisë, Hafez al Asad, babai i presidentit aktual, Bashar al Asad.
Protesta të tjera janë raportuar edhe në disa zona të tjera të këtij shteti, ku sipas grupeve për të drejtat e njeriut njoftojnë se prej nisjes së protestave në muajin mars, mbi 1100 persona janë vrarë.