Jahjaga:Takimet në Romë, hap drejt shteteve të tjera
Presidentija e Kosovës, Atifete Jahjaga, është kthyer nga vizita zyrtare në Itali, ku morri pjesë në manifestimin qëndror të 150- vjetorit të bashkimit kombëtar të Italisë.
Gjatë konferencës me gazetarë që mbajti në Aeroportin e Prishtinës, pasi eshte kthyer nga Roma, Jahjaga ka informuar për takimet bilaterale që ka pasur me liderë shtetesh të ndryshme, ndërsa ka vlerësuar se pjesëmarrja në aktivitete si ky i Romës dhe ai i pak ditëve më parë në Varshavë, “tregon gatishmëri të Kosovës për të lëvizur drejt hapave në të cilët kanë lëvizur edhe shtetet e tjera”.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Presidentja e Kosovës ka thënë se sot do te mbaje disa takime shtesë ku do t`i inkurajojë të gjitha institucionet vendore që sa më shpejtë t`i përmbushin kushtet dhe obligimet ligjore”, në mënyrë që Kosova të mund ta marrin hapin drejt arritjes së marrëveshjes me FMN-në.