E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngritja e cmimit te naftes shkakton debate politike ne SHBA

mimet e naftes ne nivel boteror jane rritur ndjeshem gjate gjashte muajve te fundit. Kjo ka shqetesuar konsumatoret dhe po veshtireson rritjen ekonomike. Ne Shtetet e Bashkuara rritja e cmimeve te benzines eshte bere nje ceshtje e debatueshme politike ne fushaten presidenciale. Ekspertet amerikane sugjerojne disa menyra per te ulur cmimet perfshire perdorimin e rezervave strategjike dhe kufizimin e  spekulimeve ne treg.

Rritja e cmimeve te benzines ne SHBA po i zemeron shoferet.

Ekonomisti i larte i Institutit Amerikan te Naftes John Felmy thote se arsyeja per rritjen e cmimeve te benzines eshte rritja e kerkesave per benzine nga vendet e medha ne zhvillim.

Nuk ka dyshim se tani vendet ne zhvillim po perdorin me shume nafte sesa vendet e zhvilluara dhe te gjitha parashikimet tregojne se kjo prirje do te vazhdoje.

Per shkak te paqendrueshmerise se cmimeve te karburantit  perdoruesit e medhenj te energjise si kompanite ajrore nenshkruajne kontrata qe u japin atyre te drejten per te blere karburant me nje cmim te caktuar ne nje date te caktuar duke bere qe shpenzimet ne te ardhmen te jene me te sigurta per ta. Invesitoret e tjere i blejne dhe i shesin keto kontrata ne kerkim te fitimeve.

Kritiket si Mark Cooper i Federates se Konsumatoreve te Amerikes i quajne keta invesitore spekullues dhe thone se kur ata hedhin  para ne kete treg ata demtojne konsumatoret pasi rrisin artificialisht kerkesat e tregut.

Spekulimet kane ngritur ndjeshem cmimin e naftes nga 70 dollare ne mbi 100 dollare per fuci.

Zoti Cooper thote se permiresimi i ligjeve tatimore do ti qetesonin tregjet duke  shperblyer investimet afatgjata nderkohe qe rregullimi me i mire ketij tregu mund te kufizoje numrin e kontratave qe nje spekulues mund te mbaje dhe mund ti kufizoje kur ata bejne tregeti.

Por eksperte te tjere thone se cmimet jane ngritur si pasoje e tensioneve me Iranin qe lidhen me programin e tij te armeve berthamore pasi sanksionet ekonomike ose konflikti ushtarak mund te shkurtoje eksportin e naftes nga ky prodhues i madh.

Mohsin Khan i Institutit Peterson per Ekonomine Nderkombetare thote se frika e mungeses se karburanteve luan nje rol me te madh se spekulimet ne cmimet aktuale te naftes.

Ai thote se Uashingtoni mund te ndikoje tek cmimet duke nxjerre ne treg sasi nga rezervave strategjike te naftes per te kompensuar mungesat e furnizimit ne rast te nje konflikti me Iranin.

Ne qofte se Shtetet e Bashkuara leshojne nje njoftim se ata do te fillojne perdorimin e rezervave te naftes ne rast se nafta iraniane hiqet nga tregu une besoj se cmimet do te uleshin.

mimet e benzines ne disa pjese te Shteteve te Bashkuara kane arritur ne mbi 105  dollare per nje liter. Ndonese  ky cmim eshte me i ulet se ne shume vende te tjera rritja e kostos se benzines eshte bere ceshtje e debatueshme politike. Kjo ndodh per arsye se nje familje amerikane perdor mesatarisht 3 mije litra bezine ne vit dhe shume votues duan qe zyrtaret ta zgjidhin kete problem. Por ekonomistet thone se cmimet e naftes percaktohen ne tregun boteror dhe Uashingtoni mund te beje shume pak per ti ndryshuar ato ne nje afat te shkurter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›