Sulmi ndaj presidentit Regan ndryshoi taktikat e mbrojtjes

Me 30 Mars 1981 Presidenti Ronald Regan u qellua me arme zjarri ndersa largohej nga nje hotel ne Uashington. Presidenti dhe tre te tjere perfshire agjentin sekret Tim McCarthy u plagosen rende. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kane Farabaugh foli me agjentin McCarthy per diten qe i ndryshoi jeten dhe se si e mbron Sherbimi Sekret presidentin.
Agjenti i Sherbimit Sekret Tim McCarthy kishte dy alternativa ne mengjesin e 30 marsit 1981 te merrej me dokumenta ne zyre apo te shkonte me Presidentin Regan ne nje udhetim ku ai do te jepte nje fjalim.
Keshtu shefi i turnit ne vend qe te caktonte njerin nga ne hodhi monedhen per short sepse njeri nga ne duhet te shkonte.
McCarthy e humbi shortin.
Pas disa oreve ai mban mend se po vezhgonte turmen ndersa zoti Regan doli nga hoteli pas fjalimit.
Po shihja Presidentin kur papritur John Hinckley qe ishte ne anen e majte te kordonit u shty perpara.
Hinckley vuri ne shenjester presidentin dhe qelloi me revolver.
Une nuk e pashe se kush e kishte armen sepse ndodhi shume shpejt. Por nga drejtimi i tingullit dhe tymit e kuptova se nga erdhen krismat.
Krisma te tjera vazhduan dhe njeri prej plumbave beri rikoshete pasi goditi limuzinen e Presidentit Regan. Ndersa makina iku me shpejtesi dhe iu largua kaosit u mor vesh qe presidenti Regan ishte plagosur nga plumbi qe beri rikoshete. Sapo mbaroi shkembimi i zjarrit oficeret e kapen Hinckley-n. Tre persona perreth Presidentit Regan ishin plagosur perfshire Sekretarin e Shtypit James Brady dhe agjentin McCarthy.
Une u plagosa ne kraharor dhe plumbi depertoi ne mushkeri melci dhe diafragme dhe fotografia me tregon me tregon me doren ne bark sepse dhimbjen e ndjeva kur plumbi preku melcine por une u godita ne kraharor.
Sekretari i Shtypit Brady u plagos rende por mbijetoi ashtu si edhe oficeri i policise Thomas Delehanty.
Edhe Presidenti Regan e mori veten por McCarthy thote se incidenti ishte nje sinjal alarmi per Sherbimin Sekret.
Pas asaj ngjarjeje detektoret filluan te perdoren per kedo qe i afrohet presidentit. Trashegimia pas asaj ngjarjeje eshte se nuk ka pasur asnje sulm tjeter ndaj ndonje presidenti nga vrases me profilin e njohur te njeriut te vetmuar te armatosur qe i afrohet presidentit me arme dhe perpiqet ta vrase ate.
John Hinckley Junior u shpall jo fajtor per arsye te problemeve mendore. Ai eshte ende ne nje institucion per te semure mendore.
Lumuzina me te cilen u dergua presidenti Regan ne spital eshte tani me Muzeun Henry Ford ne Dearborn ne Miciganit. Demi i shkaktuar nga plumbi i Hinckley-t u riparua pak pas atentatit.
Megjithese incidenti ndodhi me shume se 30 vjet te shkuara sulmi krijoi nje marredhenie te forte mes presidentit dhe mbrojtesit te tij.
Presidenti dhe zonja Regan ishin shume mirenjohes dhe shume te dashur me mua dhe me familjen time qe nga ajo dite.
Pasi u sherbeu edhe dy presidenteve te tjere McCarthy doli ne pension nga sherbimi sekret ne vitin 1993. Ai eshte aktualisht shefi i departamentit te policise te parkut Orlando ne rrethinat e ikagos.