E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, kapet 1 ton kanabis sativa

Ngarkesa me një ton lëndë narkotike marihuanë e cila u bllokua dje në mbrëmje nga policia e Sarandës, do të trafikohej në Greqi.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Vlorës, të cilat thanë se nga përgjimet telefonike të bisedave të zhvilluara mes personave të implikuar në këtë rast, është arritur të mësohet se qëllimi i trafikantëve ka qenë trafikimi i ngarkesës me lëndë narkotike në drejtim të Greqisë.
Burime jozyrtare nga policia raportuan dje në mbrëmje pak çaste pas kapjes së ngarkesës me drogë se Italia mund të ishte destinacioni i mundshëm i saj ndërsa zyrtarisht policia konfirmoi se një fakt i tillë nuk qëndron pasi droga do të transportohej drejt Greqisë.
Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë sekuestruan pak minuta më parë në Sarandë një ngarkesë prej 1 tonë lëndë narkotike marihuanë.
Lajmi u bë me dije nga burime zyrtare të policisë së shtetit.
Sipas tyre, lënda narkotike kanabis sativa u sekuestrua në një furgon me targa të Vlorës, VL 6394 B.
Mjeti ishte duke levizur ne afersi te vendit te quajtur Gjiri i Kasolles ne momentin kur forcat e policise kane nderhyre per bllokimin e droges.
Ne momentin e nderhyrjes se policise, mesohet se drejtuesi i furgonit ku ishte ngarkuar droga, ka braktisur automjetin duke arritur te largohet nga vendi i ngjarjes ndersa policia eshte vene ne ndjekje te tij.
Sipas burimeve te policise se Vlores, ngarkesa e droges ishte duke u transportuar ne drejtim te bregdetit ku do te ngarkohej ne nje mjet lundrues per tu nisur ne drejtim te Italise ku ishte edhe destinacioni i trafikimit te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›