Ngrohet koha prurjet rritje minimale

Niveli në liqenin e Fierzës vijon të jetë konstat që prej disa ditësh. Sipas burime zyrtare nga Koorpoarata Elektroenergjetike Shqiptare, niveli i Fierzës ditën e sotme arrin në 255 metra, kurse prurjet mesatare arrijnë në 70 metër kub për sekondë. Kjo vlerë shënon një rritje minimale të prurjeve, të cilat dy ditë më parë ishin 60 metër kub për sekondë. Pra, duket se ngrohja e kohës nuk ka sjellë prurje të larta në hidrocentrale. Megjithatë, dëbora nuk ka shkrirë plotësisht, por mund të thuhet se niveli në hidrocentrale po mbetet i njëjtë dhe në rastet kur ky nivel do të rritej, uji do të përdorej për prodhimin e nevojshëm të energjisë për konsum vendas. Aktualisht konsumi i energjisë nuk është më aq i lartë sa në ditët e ftohta, kur temperaturat ranë së tepërmi.