Chavez i nenshtrohet nje tjeter operacioni

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez udhëton sërish drejt Kubës për t’iu nënshtruar sërish një tjetër ndërhyrje kirurgjikale kundër kancerit. Parlamenti i Venezueles i ka dhënë atij më shumë se 5 ditë kohë për t’u larguar. Asambleja Kombëtare e Venezuelës miratoi kërkesën e Chavez për leje për t'u larguar nga vendi. Por mbështetësit e tij hodhën poshtë kërkesat e opozitës se, Chavez duhet të dorëzojë detyrat e tij presidenciale të zëvendës-presidentit gjatë mungesës së tij. Çavez i cili ka udhëhequr për më shumë se 13 vjet vendin pritet të rizgjidhet prapë në krye të Venezuelës në muajin tetor. Një vit më parë, Çavez ka deklaruar se u shërua pas operacioneve të kryera.
Ai ka deklaruar se do të rikandidojë në zgjedhjet e shtatë tetorit, ndërsa vihet në pikëpyetje mundësia e tij për të qeverisur Venezuelën dhe një tjetër mandat.
Ai ka deklaruar se do të rikandidojë në zgjedhjet e shtatë tetorit, ndërsa vihet në pikëpyetje mundësia e tij për të qeverisur Venezuelën dhe një tjetër mandat.