E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrohja globale, po con boten drejt krizes per uje te pijshem

Ne Diten Boterore te Ujit eshte premtuar per nje cilesi me te mire te tij, por edhe furnizim per te gjithe qytetaret. Ne Tirane, ashtu si dhe ne bote, dita e ujit eshte percjelle me mesazhe sensibiliuzese nga drejtuesit e Ndermarrjes se Ujesjellesit. Ne moton "Uje te paster per nje bote te shendetshme", drejtori i Ujesjelles-Kanalizimeve ne Tirane, ka percjelle mesazhin se ne muajt ne vazhdim, do te punohet per uje sa me te paster e cilesor, nderkohe qe nuk eshte prononcuar se cilat jane zonat me problematike per a i perket furnizimit me uje te pijshem. Ne fjalen e tij Dollapi beri me dije, se Shqiperia eshte e perfshire ne nje program per integrimin e burimeve te te gjithe rajonit te Mesdheut. Gjate ketij aktiviteti u shperndane fletepalosje qe benin thirrje per sensibilizim per respektimin e ujit, fale dhe ndihmes se studenteve te Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit. Ky aktivitet hap siparin e aktiviteteve te tjera qe do te organizohen pergjate gjithe vitit me rastin e 10-vjetorit te themelimit te shoqates se Ujesjelles-Kanalizimeve te Shqiperise.
Ndonese sasia e burimeve ne vendin tone eshte e mjaftueshme per nevojat tona, cilesia e tyre mund te jete nje problem per shkak te ndotjes nder vite, qe iu eshte bere ketyre burimeve. Ndotja e ujerave siperfaqesore dhe nentokesore ka ardhur si pasoje e shkarkimeve ne to te ujerave te ndotura urbane, industriale dhe ujerave nga aktiviteti bujqesor. Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ka shpallur 22 Marsin, qe prej vitit 1992, si Dita Boterore e Ujit, dite ne te cilen ne shume vende te botes organizohen aktivitete, me synim ndergjegjesimin e opinionit per mbrojtjen, ruajtjen dhe perdorimin racional te burimeve ujore. Sipas statistikave ne bote vetem 3 % e ujit eshte i fresket, ndersa 97 % ndodhet ne dete dhe oqeane. Po ashtu, vetem 1 % e ujit qe ndodhet ne toke eshte i pijshem. Situata ne fushen e ujerave ne nivel nderkombetar paraqitet mjaft problematike. Sipas statistikave, 18 % e popullsise se botes, nuk kane akses per uje te pijshem te paster dhe 40 % nuk kane akses per sherbime kanalizimesh. Deri ne vitin 2030, pothuajse gjysma e popullsise se botes do te jetoje ne zona, ku do te kene mangesi akute ne furnizimin me uje, rezulton nga raporti i OKB-se qe u be publik ditet e fundit, gjate punimeve te Forumit Boteror te Ujit ne Stamboll. Autoret e raportit bejne thirrje per permiresimin e menaxhimit te krizes, shkaktare te se ciles jane kryesisht ndryshimet klimatike dhe shtimi me ritme te shpejta i popullsise qe shoqerohet dhe me shtimin e kerkeses per energji.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›