Sherbime te reja ne spitalet rajonale
Sonila Isaku
Spitalet e rretheve do te kene me shume sherbime spitalore per pacientet, kjo ne menyre qe ata te mos i drejtohen Tiranes. Sipas drejtoreshes se Institutit te Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana aktualisht eshte duke u diskutuar nje projekt per shtimin e sherbimeve, qe mungojne ne disa spitale te rretheve.
Sherbimet
Sherbimet qe do te ofrohen do te jene ato me te domosdoshmet, ku pacientet shqiptare vuajne me shume dhe kane nevoje me te madhe per to. "Do te kete shtim te sherbimeve gjinekologjike, eko, mamografi, stenat e zemres por edhe sherbime te ortopedise", ka pohuar per "Koha Jone", drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana. Sipas saj, edhe sherbimet qe ofrohen aktualisht ne keto spitale do te jene ne nje cilesi me te larte se ajo qe eshte aktualisht. Cilesia, thekson Hana, do te rritet pas shtimit te pajisjeve dhe aparaturave bashkekohore ne keto spitale. Nderkohe qe nje risi tjeter eshte decentralizimi i ketyre sherbimeve, per t'ju ardhur ne kohe pacienteve e per t'ju ofruar sherbime cilesore. "Reforma spitalore do te fokusohet ne ngritjen e spitaleve rajonale shume eficente, me me shume sherbime se keto qe kane sot. Por keto sherbime do te jene edhe me te centralizuara ne rajon ne menyre qe te mos jene te shperndara. Ne politikat afatshkurtra parashikohet edhe krijimi i nje pakete baze sherbimesh ne rajonet shqiptare dhe qe te jete me akses te njejte ne te gjithe Shqiperine",-tha Elvana Hana.
Dixhitalizimi
Dixhitalizmi i te dhenave shendetesore eshte nje prioritet tjeter, thote Hana, i cili shume shpejt do te hyje ne fazen e tenderimit si projekt, per t'u konkretizuar ne vitin 2011, duke shmangur keshtu shume abuzime ne sistemin shendetesor. "Dixhitalizimi i gjithe sistemit, ne menyre qe te ulen abuzimet dhe t'i behet nje lufte me e madhe korrupsionit ne shendetesi", tha Hana. Nje prioritet tjeter i ISKSH, per vitin 2010, do te jete dhe shperndarja sipas profesionalizmit apo kritereve te tjera te stafit shendetesor ne spitalet rajonale.