Rane ne kontakt me korrentin, vdesin 2 te rinj
Korce - Nje 28-vjecar nga fshati Qatrom, i rrethit te Korces, eshte gjetur i vdekur pasditen e djeshme ne brendesi te nje kabine elektrike ne periferi te qytetit. Burimet e policise kane bere te ditur se Jonis Dervishi ka gjetur vdekjen nga kontakti me rrymen, ndersa kishte hyre ne kabine per te vjedhur tela bakri. Nderkohe, nje 18- vjecar nga Malesia e Madhe humbi jeten aksidentalisht mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Ardian Smajli, lindur e banues ne fshatin Cezme te komunes Gruemire te rrethit te Malesise se Madhe vdiq ne vend pasi ra ne kontakt me energjine elektrike, teksa ishte duke lidhur nje pompe uji ne pusin ne oborrin e shtepise se tij.
G.A
G.A