E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg pa afat per Fatmir Eminin

Gjykata e rrethit te Fierit ka dhene dje masen e sigurise "burg pa afat" per Fatmir Eminin, njerin prej tre te akuzuarve per masakrimin e Xhevrije Cakes. I njohur ndryshe me emrin Mile Cami, i akuzuari eshte sjelle nga burgu i Rrogozhines nen masa te forta sigurie. Mjediset e gjykates dhe rruget rreth e qark jane "blinduar" nga nje numer i madh uniformash blu, ndersa per arsye sigurie seanca u zhvillua "blic", rreth kater ore me pare se orari i paralajmeruar. Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura per te mos bere publik identitetin e deshmitareve qe mbeshtesin versionin e prokurorise per vrasjen e nenes se Lul Cakes, madje ne seance nuk jane lejuar as familjaret e Eminit. Burime nga personeli i pranishem ne seance thane se mbrojtja ka kerkuar prova shtese per te mbajtur ne burg te akuzuarin, ndersa Fatmir Emini nuk ka pranuar te thote asnje fjale. Te akuzuar per ngjarjen e ndodhur ne vitin 1999 jane edhe Artan Yzeiri, person i shpallur ne kerkim dhe Bledar Yzeiri, i arrestuar ne Belgjike, ne pritje te ekstradimit.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›