E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e policit, rifillon gjykimi ndaj Sules

Lac - Gjykata e Rrethit te Kurbinit ka marre per rishqyrtim procesin penal ne ngarkim te Shkelqim Sules. I riu akuzohet se ka qelluar me automatik mbi nje patrulle policie ne krye te detyres. Si pasoje ka mbetur i vrare polici Mark Gjoka. Ngjarja ka ndodhur ne dhjetor te vitit 1999. Sula u denua me burgim te perjetshem, por ceshtja u rikthye per gjykim nga Gjykata e Larte. Ne procesin e dyte ai pritet te perfitoje nga procedura e gjykimit te shkurtuar, qe do te thote jo me shume se 25 vite burg. Familjaret e viktimes jane ankuar se nuk jane lajmeruar per rifillimin e procesit gjyqesor, duke hedhur hije dyshimi mbi trupin gjykues.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›