E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngujohet militanti që fyeu Erion Braçen

Anëtari i Asamblesë Socialiste të Beratit, Bashkim Meta, i cili u dhunua publikisht gjatë një proteste të Partisë Socialiste në këtë qark, vetëm se kundërshtoi deputetin Erion Braçe, është ngujuar nga frika e eleminimit fizik. Bashkim Meta thotë për TV Klan se veprimet e mëpasshme të socialistëve, pas dhunimit të tij, kanë vënë në rrezik jetën e tij, por edhe atë të familjes. Kështu ai bëhet i pari politikan në Shqipëri, i ngujuar për motive politike. Sherri që çoi në ngujimin e Metës ndodhi fundjavën e shkuar. Gjithçka nisi pasi anëtari i Asamblesë Socialiste të rrethit të Beratit, kundërshtoi deputetin e zonës, Erion Braçe se gënjen, teksa flet për situatën ekonomike dhe politike në vend. E për mendimin tij, ndryshe nga i Braçes, Meta u rrah publikisht në qendër të qytetit, në prani të deputetit socialist dhe mjaft drejtuesve e anëtarëve të tjerë të kësaj partie në këtë rreth. Sot, vetëm pse shprehu hapur mendimin e tij, Bashkim Meta gjendet i ngujuar. Një histori e vërtetë e Shqipërisë së shekullit të 21të, që ngjan më tepër me mesjetën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›