Bisedime me kushte

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka deklaruar se bisedimet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të zhvillohen atëherë kur Qeveria e Serbisë të kuptojë se statusi i Kosovës, integriteti territorial dhe ndarja e saj nuk janë në agjendën e bisedimeve.
Gjatë një vizite në komunën e re të Kllokotit, Ambasadori Dell ka ripërsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se statusi i Kosovës është çështje e mbyllur, duke tërhequr vëmendjen e Qeverisë së Serbisë që mos të insistojë për negociata të reja që kanë të bëjnë me statusin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Duke folur për Strategjinë për Veriun, Dell është shprehur se ajo ka mbështetjen e plotë nga SHBA’së dhe ka marrë përkrahje edhe nga përfaqësuesi i OKB’së, por, ka shtuar ai, “duhet të kemi të qartë se nuk mund të zbatohet brenda natës, pasi që, gjërat në atë pjesë të Kosovës, për 10 vjet kanë ecur mbrapa”.