E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mos i beso kurrë një ujku", premierë në Metropol

"Mos i beso kurrë një ujku" është premiera më e re e Cirkut të Metropolit, e cila është konceptuar në një formë të veçantë. Vjen si regjisor, libretist dhe koreograf në këtë shfaqje Llaqi Nako, formulimi muzikor mban firmën e Saimir Çilit, ndërsa kostumografia i përket Zana Bodinakut. Në eksperimentim për këtë shfaqje të re është marrë fabula e përrallës "Kecat dhe Ujku". Regjisori Llaqi Nako ka vënë dorë me shumë kujdes në përmbajtje, pa cenuar moralin që ajo përcjell. Mbi këtë motiv është bërë edhe ndryshimi i titullit. Për fëmijët, kjo shfaqje cirku vjen e përzier me baletin, danc-teatrin e muzikhollin. Shfaqja ka dramaturgji letrare, mbi bazën e së cilës përshtatet gjithë teknologjia artistike dhe mjetet shprehëse. Premiera e "Mos i beso kurrë një ujku" vjen të shtunën dhe të dielën, më 14 dhe 15 mars për të vijuar çdo fundjavë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›