E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, i shumëkërkuari për vrasje lufton me policinë

Autori i Lajmit: red.
Policia e Vlorës ka arrestuar me shumë mundim mesditën e djeshme një të shumëkërkuar për veprën penale të vrasjes. Koço Seferi, 38 vjeç, banues në fshatin Brataj të Vlorës, ishte shpallur person në kërkim për veprën penale të vrasjes, plagosjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje. Dje, ai është lokalizuar në një automjet tip “Benz” dhe menjëherë forcat policore, sapo u sinjalizuan, janë vënë në ndjekje të tij. I kërkuari nuk u është përgjigjur thirrjeve të policisë, çka ka detyruar agjentët të hapin zjarr në ajër. Kjo gjë e ka frikësuar 38-vjeçarin, duke e detyruar të ndalojë. Burime të policisë janë shprehur se gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një armë automatike e llojit “Kallashnikov”, të cilën e ka sekuestruar së bashku me automjetin. Seferaj tashmë është zhvendosur në burg ku do të vuajë dënimin e marrë në mungesë për veprën penale të vrasjes, ndodhur para disa kohësh, ku i shumëkërkuari është autori i vrasjes së Viktor Harizajt, njërit nga vëllezërit Harizaj, banues në Vlorë.

Ky lajm është publikuar: 11/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›