Mediu 7 orë në Prokurori, nuk merret i pandehur
Autori i Lajmit: red.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka lënë Prokurorinë e Përgjithshme rreth orës 17.15, ku u pyet rreth tragjedisë së Gërdecit për rreth 7 orë. Ish-ministri Mediu, i cili tashmë është një person nën hetim, nuk ka bërë asnjë koment për mediat. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i tij, Ardian Visha, tha se ish-ministri i Mbrojtjes deklaroi në Prokurori gjithçka që di për ngjarjen. Mediu ka pretenduar se nuk ka bërë asnjë shkelje në detyrën e ish-ministrit. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka lënë Prokurorinë e Përgjithshme, ku për rreth 7 orë rresht është marrë në pyetje në lidhje me tragjedinë e rëndë të Gërdecit të ndodhur më 15 mars. Pasi ka zbritur shkallët e Prokurorisë, Fatmir Mediu nuk ka bërë asnjë koment për mediat, ndërsa përfaqësuesi ligjor i tij, Ardian Visha, e ka cilësuar këtë proces si një veprim logjik të hetimit, jo vetëm i mirëpritur nga ana e Mediut, por edhe i kërkuar prej kohësh. Pas insistimit të gazetarëve, Visha ka deklaruar për mediat se “Fatmir Mediu nuk ka bërë asnjë shkelje në detyrën e ish-ministrit të Mbrojtjes”. “Deklaruam gjithçka që ish-ministri Mediu di për ngjarjen e Gërdecit. Do të vijohet me procedurat e Prokurorisë”, - ka deklaruar për mediat Ardian Visha, përfaqësuesi ligjor i Mediut. Ndërsa arsyen e zgjatjes së këtij procesi pyetjesh, Visha e ka cilësuar si një procedurë normale. Fatmir Mediu akuzohet se nuk ka marrë masat për të shmangur tragjedinë e Gerdecit, duke lejuar shkeljen e rregullave të sigurisë, ka firmosur kontratat me një firmë që nuk plotësonte kushtet në rastin e “Alba Demil”. Edhe caktimi i vendndodhjes së fabrikës së demontimit që u ngrit një zonë të banuar, ishte në kompetencë të tij. Fatmir Mediu dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Mbrojtjes në datën 17 mars, dy ditë pas tragjedisë së Gërdecit. Ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, nuk arriti t i përgjigjej thirrjes së Prokurorisë për të dhënë dëshminë e tij mbi këtë ngjarje. Ministri Mediu rezulton të jetë bërë shkak edhe për përfshirjen e emrit të ambasadorit amerikan Uidhers në hetimin që ndërmori Kongresi Amerikan për trafikun e armëve kineze që transportoheshin nga Shqipëria në Afganistan.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008