E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente automobilistike me tre të lënduar mbrëmjen e kaluar

Autori i Lajmit: red.
Dy aksidente rrugore me tre të lënduar u regjistruan mbrëmjen e kaluar në qarkun e Durrësit. Burime zyrtare të policisë thanë se Pjerin Gila, 41 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues ne Laç, u ndalua nga forcat e policisë, pasi me automjetin e tij furgon me targa LA-7270-A goditi një kalimtare 36-vjeçare, banore në Tapizë, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Aksidenti tjetër në të cilin u lënduan dy persona ndodhi mbrëmë në segmentin Xhafzotaj-Durrës. Automjeti tip “Benz” me targë BD 181 ËA, i drejtuar nga 28-vjeçari Ferdinand Gjepali, lindur dhe banues në Gjepalaj, u përplas me një karrocë me kuaj, e cila vinte përballë tij. Përplasja shkaktoi lëndimin e drejtuesit të karrocës, një banor 71-vjeçar i Xhafzotajt dhe nipit të tij 7-vjeçar. Të dy këta, pasi morën mjekimin në Spitalin e Durrësit, u larguan për në banesat e tyre pa probleme serioze.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›