E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregjet aziatike shënojnë rritje

Tregjet në gjithë Azinë janë hapur në vlera më të larta, pas lajmeve se në Greqi ka gjasa të formohet një koalicion qeveritar, që mbështet masat e kursimit.

Indeksi Nikkei i Tokios është rritur për 2.1 për qind, ndërsa Kospi i Koresë Jugore për 2.08 për qind.

Lajmet nga Greqia i kanë dhënë shtytje edhe euros në tregjet aziatike, ku monedha e përbashkët evropiane është tregtuar me 1.2710 dollar dhe 100.74 jen.

Analistët thonë se tregjet do të përcjellin me kujdes edhe Samitin e G20-ës që do të hapet sot në Meksikë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›