Libi, rebelët: Gadafi një "insekt"

Rebelët shpresojnë të “lirojnë”, botën nga insekti Muamar Gadafi. Kështu është shprehur koloneli Ahmed Omar Bani, zëdhënësi ushtarak i trupave, gjatë një konference për shtyp në Bengazi.
“Ne shpresojmë që Gadafi të jetë gjithnjë në Libi, në mënyrë të atillë që ne të lirojmë botën nga një insekt i tillë”, u shpreh ai. Ndër të tjera ai theksoi se kapja e Gadafit do të bëhet për ta shtrënguar atë të paguajë për krimet e ndodhura në Libi.