Ashton në Ramallah dhe Jeruzalem

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka zhvilluar një takim sot në Ramallah dhe Jeruzalem, me liderët politikë palestinezë dhe izraelit.
Takimi është zhvilluar për negociatat e reja mes BE dhe këtyre vendeve, për arritjen e paqes. Në bisedime, me sa duket kishte mjaft hapësirë për iniciativën e diskutueshme palestineze për t`i kërkuar OKB-së, njohjen e statusit të tyre.