E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, digjen të gjallë 22 persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në jug-lindje të Nigerisë, ku si pasojë 22 persona kanë vdekur pasi janë djegur të gjallë.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare, sipas të cilave aksidenti erdhi si pasojë e nje manovre të gabuar të shoferit të autobuzit, i cili shmangu një tufë pulash.
Të njëjtat burime shtojnë se për shkak të këtij veprimi, autobuzi u përplas me një kamion dhe përveç 22 viktimave një numër i konsiderueshëm personash të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›