E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri ose Kamerun në Londër miqësore kundër Shqipërisë

Shqipëria mund të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kamerunit ose Nigerisë, më 15 nëntor, e cila është një nga datat e lira të UEFA-s. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundit zyrtare për vitin 2006 më 11 tetor, kundër Holandës në Amsterdam. Në FSHF ka ardhur propozimi nga një zyrë manaxheriale për të zhvilluar miqësore me një nga dy vendet afrikane. Ndeshja, në rast realizimi, do të konsiderohet në fushën e Kamerunit ose Nigerisë, por nuk do të zhvillohet në asnjërin prej dy vendeve afrikane. Takimi do të zhvillohet në Evropë dhe mundësia më e madhe është që të luhet në Londër. Në kryeqytetin anglez, stadiumi në dispozicion do të jetë "Boleyn Ground" i skuadrës Uest Hem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›